Shefi i NATO-s nuk parasheh vendosje të reja të armëve bërthamore në Evropë

Sekretari i pëgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se anëtarët evropianë të aleancës nuk kanë gjasa të vendosin armë të reja bërthamore në tokat e tyre.

Komentet e tij vijnë katër ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi duke thënë se ai po shkelet nga Moska, transmeton REL.

Stoltenberg tha se NATO po i vlerëson implikimet në siguri të shkeljes së dyshuar ruse.

“Nuk parashikoj që aleatët evropianë të shpërndajnë më shumë armë bërthamore si përgjigje”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

Traktati i vitit 1987 i ndalon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë që të posedojnë, prodhojnë ose shpërndajnë raketa balistike me rreze të mesme veprimi.

Me këtë traktat, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë eliminuat rreth 2,700 raketa.

Trump tha më 20 tetor se SHBA do të tërhiqet nga traktati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button