Maqedoni, për herë të parë do të matet sa e “drejtë” dhe efikase është drejtësia në vend

Qendra për hulumtime dhe analiza juridike në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor, për herë të parë në Maqedoni do të fillojnë të bëjnë matjen nacionale të performancës në Gjyqësi. Siç njoftojnë nga kjo qendër qëllimi i hulumtimit është që të sigurohet strategji më e mirë për funksionimin e Këshillit Gjyqësor, duke e vendosur në fokus transparencën, efikasitetin, profesionalizmin dhe kualitetin e Gjykatave. Pjesë e hulumtimit lidhur me këto çështje do të jenë përfaqësuesit e mediave, sektori civil, avokatët e shtetit, administrata e gjykatës, notarët dhe përmbaruesit, njofton Portalb.mk.

Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, sot në Shkup, zyrtarisht e ka paralajmëruar fillimin e hulumtimit për matjen nacionale të performancës së gjyqësis në Maqedoni.

Nikolla Jovanovski kryetar i Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, thotë se qëllimi i hulumtimit është që përmes qëndrimeve që do të merren nga të anketuarit të mund të ndërtohet një strategji e re pemës së cilës do të funksionojë Këshilli Gjyqësor. Ai njofton se të dhënat e para nga hulumtimi do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në periudhën e ardhshme do të dorëzohen pyetësorë deri te të gjithë përfaqësuesit e gjykatave duke filluar nga administrata, anëtarët e këshillit, notarëve dhe përmbaruesve, avokatëve shtetëror, bashkësisë akademike si dhe mediumet. Qëllimi i procesit është që ta shohim perceptimin e të gjithëve për Gjyqësinë për situatën aktuale me të cilin po përballet ky sektor në Republikën e Maqedonisë. Në fillim të muajit janar dhe nga fundi i muajit shkurt i presim informatat e para që do ti marrim nga ky hulumtim dhe me këtë do të mund të vendosim një bazë për punën e gjyqësorit, tha Jovanovski”, kryetar i Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike.

Jovanovski konsideron se modelin të cilin e ka paraqitur Qeveria është model i duhur se si duhet të funksionojë Këshilli Gjyqësor, megjithatë sipas tij  fjalën e fundit do ta japin deputetët me votën e tyre në Kuvend.

Xhemali Saiti nga Shoqata e Gjykatësve si pjesë e hulumtimit, tha se nga ky hulumtim presin që të shihet se ku janë mangësitë e funksionimit të Këshillit Gjyqësor, me qëllim që të mund të propozojnë ndryshime.

LEXO: Problemet në gjyqësor, Maqedonia i nënshtrohet kontrollit të BE-së

Siç njofotjnë nga kjo Qendër  muajin e ardhshëm në Ohër do të mbahet një konferencë rajonale ku tema kryesore do të jetë funksionimi i Këshillit Gjyqësor. Pjesë e konferencës do të jenë gjykatës nga rajoni dhe nga vendi të cilët do të mund të propozojnë ide, lidhur me funskionimin Këshilli Gjyqësor.

 LEXO: Maqedoni, kritikat ndaj gjyqësorit mbizotërojnë agjendën e reformave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button