Maqedoni, Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria janë kyçur në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve publike, e cila në periudhën që lamë pas, gjegjësisht në kohën e pushtetit të VMRO-DPMNE-së, organet e rendit kanë heshtur përskaj shumë linçeve publike dhe akteve të cilat sipas Kodit Penal dënohen me burg prej 1 deri më 5 vjet burg, njofton Portalb.mk.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot njoftoi se deri te Prokuroria përkatëse do të dorëzojë padi penale kundër një personi nga Ohri, për shkak të publikimit në rrjetin social “Fejsbuk”, me të cilën ka shkaktuar rrezikim të sigurisë së një deputeti, gjegjësisht për shkak të ekzisitimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 144 të Kodit Penal “Rrezikim të sigurisë” nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Pas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike të Ohrit, më 22.10.2018, M.K., është ftuar në Stacion Policor, ku është sqaruar se publikimin e ka bërë nga telefoni i tij celular. Telefoni celular është marrë për ekspertizë të mëtutjeshme. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të rasteve të këtilla”, thonë nga MPB.

MPB i fton të gjithë qytetarët të cilët janë të ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve ose janë dëshmitar për kësi kërcënime, të njëjtët t’i paraqesin në stacionin ë të afërt policor ose në adresën elektronike [email protected]

Pas votimit të deputetëve të opozitës në Kuvend për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, nëpër rrjete sociale po shpërndahen qëndrime me kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes. Për këtë MPB në periudhën e fundit ka ngritur disa padi penale.

Paraprakisht, MPB ka dorëzuar padi penale edhe kundër dy personave për kërcënim ndaj deputetëve, të cilët gjithashtu nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk kanë publikuar qëndrime me përmbajtje të kërcënuese.

LEXO: Padi penale kundër një personi për kërcënim dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes ndaj deputetëve të Kuvendit
LEXO: Padi penale kundër një 38 vjeçari nga Shkupi për kërcënim të deputetëve në “Facebook”

Për shkak të kërcënimeve të deputetëve, që nga dita e votimit, deputetët që kanë votuar “për” ndryshimet kushtetuese, janë duke u ruajtur nga patrullat policore.

MPB gjithashtu ka dorëzuar padi penale edhe kundër gazetarit Milenko Nedellkovski dhe aktorit Toni Mihajllovski, të dy të afërt të ish pushteti të VMRO-DPMNE-së.

Nedellkovski akuzohet për “Rrezikim të sigurisë” dhe “Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik”. Padia ndaj tij ka të bëjë me një publikim në lidhje me fatkeqësinë në zjarrin në gadishullin grek Atika, ku kishte edhe viktima njerëzore. Qëndrimi i tij ka nxitur urrejtje për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri. Nedellkovski shquhet si person i cili vazhdimisht ka fyer dhe ofenduar grupe të caktuara etnike, sidomos shqiptarët me publikime të cilat kanë përmbajtur gjuhë të urrejtjes, megjithatë deri më tani nuk është “prekur” nga organet e rendit.

Nga ana tjetër, Mihajllovski akuzohet se e ka kërcënuar gazetarin Branko Triçkovski.

“I akuzuari ngarkohet se më 16.06.2017, nëpërmjet rrugës së sistemit informatik, është kërcënuar se do të kryejë vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej 5 vjetëve ose dënim më të rëndë. Kërcënimet janë publikuar në formë të komentit në profilin e tij në rrjetin social dhe kanë qenë të drejtuara ndaj personit të dëmtuar – gazetar, gjatë së cilës, i akuzuari ka thirrur për likuidim fizik dhe e ka rrezikuar sigurinë e gazetarit”, thuhet në informimin e Prokurorisë.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes në vitet e pushtetit të VMRO-DPMNE-së, në Maqedoni u shndërrua në gjuhë normale e komunikimit për shumë persona publik, gazetarë, tifo grupe, funksionarë e qytetarë nëpër rrjetet sociale, media e protesta. Sipas statistikave që i ka siguruar Portalb.mk, për 5 vitet e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar vetëm 29 raste të gjuhës së urrejtjes, në kushte të shoqërisë sonë të brishtë në Maqedoni, ku thuajse në çdo revoltë qytetare gjuha e urrejtjes ka qenë kryefjalë e protestave, por edhe komenteve nëpër rrjetet sociale.

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?
LEXO:  Maqedoni, edhe pse është vepër penale, ende nuk ka dënim për thirrjet ofenduese ndaj shqiptarëve

LEXO: Urrejtja “vlon” në Maqedoni, Prokuroria dhe Gjykata heshtin (FOTO)
LEXO: Gjuha e urrejtjes, problem shqetësues në Maqedoni
LEXO: Gjuha e urrejtjes në Maqedoni kushton 1 mijë euro, e në Bosnje 150 mijë euro (FOTO)

Më poshtë mund ta lexoni analizën me rastet ku gjuha e urrejtjes nuk është ndëshuar dhe pasojat që ka lënë kjo dukuri. 

ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button