fbpx

Ish-ministrja Milevska: Nuk shoh asgjë të keqe në lidhje me vendimin tim në votim për ndryshimet kushtetuese

Nuk shoh asgjë të keqe në lidhje me vendimin tim. Vendimin e ka marrë pa asnjë presion nga asnjëra palë, kështu tha ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska në intervistë për “Dojçe Vele” në lidhje me votimin e saj në Kuvend “për” ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“Nëse dikush mendon se do të fshehët pas dikujt ose diçka, është gënjyer – gjithçka do të vihet në dukje”, shtoi ajo në intervistë.

Kançevska-Milevska është përjashtuar nga partia për shkak votimit të saj. Për vendimin për përjashtimin e saj ajo tha se është joparimor dhe i nxituar.

“Sërish pa u dëgjuar qëndrimi i tjetrit dhe pa u dhënë arsyetim për këtë vendim. Çdokush duhet ta ketë të qartë se ai që në zemër dhe shpirt e bart ideologjinë e VMRO-DPMNE-së, askush nuk mund t’ia ndal ose t’ia marrë”, tha Millevska.

Ajo shtoi se nuk ka dilema për dhënien e votës së saj për hapjen e ndryshimeve kushtetuese. Kançevska-Milevska tha se Kuvendi është në fazë ku duhet të kyçet debat aktiv për amendamentet ku do të diskutojë opinioni i gjerë, si ekspertë, profesorë të së drejtës ndërkombëtare dhe kushtetuese, deputetë dhe liderë të partive politike.

“Vetëm në këtë mënyrë do të shohim se kush, në çfarë mënyre tash dhe në të kaluarën është marrë me zgjidhjen e kësaj çështje që e pengon perspektivën tonë euroatlantike. Unë dua ta di këtë, por duhet ta dëgjojnë edhe qytetarët. U kemi borxh qytetarëve Në grupin tonë parlamentar kemi deputet të cilët në mënyrë aktive janë kyçur në proceset negociatore për zgjidhjen e kësaj çështje. Këtë nuk do ta harrojmë! Në opinion periudhën e kaluar është krijuar perceptim i rrejshëm se në Kuvend do të votohet për ndryshimin e emrit të shtetit dhe përkrahje të Marrëveshjes. Kjo nuk është kështu, dhe është vërtetuar se nuk është kështu”, tha ajo.

LEXO: Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close