Mijallkov: Vendimi i Komitetit Qendror nuk është i drejtë, partisë i nevojitet bashkim dhe jo emocione

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov për Portalin Press 24 tha se me keqardhje e ka pranuar vendimin e Komitetit Qendror të partisë së tij për largimin e tij, sepse, siç tha, që nga formimi i VMRO-DPMNE-së deri sot, ka qenë dhe do të mbetet besnik në idetë dhe postulatet e organizatës, transmeton Portalb.mk.

“Jam i vetëdijshëm se partia është përballur me shumë sfida dhe se kjo udhëheqësi, si ato parapraket, i presin  vendime të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-në”, tha Mijallkov.

Ai theksoi se përgjegjësi për udhëheqësinë aktuale është se a do të jetë partner i respektuar në kuadër të partive popullore evropiane ose do të izolohet.

“Si anëtar shumëvjeçar dhe funksionar ndjej nevojën të tregoj se partisë në këto momente i nevojitet përfshirje, dhe jo politika të përjashtimit. Për momentin partisë i nevojitet bashkim dhe udhëheqje me mend, e jo me emocione.  Se a do t’i pranojë udhëheqësia aktuale këto këshilla ose do të vazhdojë të prodhojë të pavërteta dhe të kërkojë armiq aty ku nuk i ka,  është përgjegjësi e tyre. E imja është të rikujtoj se partia nuk është në pronësi të udhëheqësisë aktuale, siç nuk ishte në pronësi të udhëheqësisë paraprake ose edhe para saj. Jam i bindur se vendimi nuk është i drejtë, por kjo nuk do të më tërheq për përkrahjen e mëtejme për VMRO-DPMNE të djathtë, e cila me të gjitha partitë tjera simotra do t’i mbrojë interesat e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Mijallkov.

VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button