BMW tërheq mbi 1 milion automjete

Kompania gjermane e automobilave BMW tërheq mbrapsht më shumë se 1 milion automjete shtesë nga modele të ndryshme, katër dhe gjashtë cilindra të prodhuara në mes viteve 2010 dhe 2017, për shkak një “rreziku zjarri në sistemin e shkarkimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga prodhuesi gjerman, disa nga automjetet me naftë janë tërhequr në mënyrë vullnetare për shkak të një “rreziku që mund të shkaktojë zjarr në sistemin e shkarkimit”.

Në gusht të këtij viti, BMW kërkoi falje për një gabim teknik në modulin që siguron qarkullimin e përhershëm të shkarkimit të gazit që kishte shkaktuar zjarr në 30 automjete në Korenë e Jugut dhe kishte tërhequr 480.000 automjete në Evropë dhe disa vende aziatike. Me tërheqjen e fundit, numri i përgjithshëm i automjeteve të tërhequra në mbarë botën do të rritet në 1.6 milion makina.

Kompania do të kontrollojë modulin për qarkullimin e përhershëm të shkarkimit të gazit të automjeteve dhe do të zëvendësojë pjesët falas nëse ka ndonjë gabim.

Automjetet në fjalë janë modele të ndryshme me katër dhe gjashtë cilindra të prodhuara në mes viteve 2010 dhe 2017. Në Gjermani 328 mijë automjete u prekën nga rikthimi vullnetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button