fbpx

Zyrtarët turq dhe sauditë vazhdojnë hetimet për vrasjen e Khashoggit

Një delegacion i përbërë nga zyrtarë turq dhe sauditë në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, kanë mbërritur në parkingun nëntokësor për të kryer ekzaminimet në automjetin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll i cili ishte gjetur i parkuar në rajonin Sultangazi të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit të cilët vazhdojnë punimet në kuadër të hetimeve nga prokuroria e Stambollit në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, ditën e djeshme kishin përcaktuar se automjeti me targa diplomatike “34 CC 1736” i konsullatës saudite ndodhej i parkuar në një parking në Sultangazi.

Ndërkohë pas kësaj ekipet kërkuan leje nga Konsullata e Përgjithshme saudite dhe Prokurori i Përgjithshëm për të kryer ekzaminimet.

Pas lejeve përkatëse të marra një delegacion i përbërë nga zyrtarë turq dhe sauditë kanë mbërritur në ambientet e parkingut.

Teksa ekipet e policisë vazhdojnë masat e sigurisë në parking dhe zonës përreth tij, theksohet se këto punime po ndiqen nga një numër i madh i gazetarëve.

Gjithashtu në parkingun ku ndodhet automjeti në fjalë, theksohet se shoferi i cili banon në rajonin Sultangazi dhe i cili është i regjistruar në këtë parking e ka parkuar edhe më parë në të njëjtin vend automjetin.

Ekipet janë duke shqyrtuar edhe regjistrimet e kamerave të parkingut, ku kanë përcaktuar se më 18 tetor një automjet me targa diplomatike “34 CC 2665” ka hyrë në këtë parking dhe ka dalë përsëri pasi ka qëndruar për disa kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button