Maqedoni, komunat do të marrin mbështetje financiare për shlyerjen e borxheve të tyre

Në seancën e rregullt të 96-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi propozim ligjin për përkrahjen financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale (NjVL) dhe shfrytëzues individual të themeluar nga njësitë lokale të vetëqeverisjes lokale për financimin e obligimeve të arritura të pashlyera, si dhe propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Me ligjin e parë rregullohet përkrahja financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzues individual të themeluar nga njësitë lokale të vetëqeverisjes lokale nga fusha e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes sociale për financimin e obligimeve të arritura të pashlyera. Në këtë mënyrë do të shlyhen 51% nga gjithsej shuma e deklaruar në përmbyllje me muajin shtator 2018, kurse për këtë qëllim me rebalanc të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, janë siguruar 3.032.383.086 denarë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me propozim të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale bëhet ndryshimi me të cilin kufizohet planifikimi i të ardhurave të tyre në buxhetin themelor të komunës. Komunat të ardhurat e tyre do të mund t’i planifikojnë më së shumti deri më 10% nga të ardhurat mesatare në 3 vitet e fundit. Nëse buxheti i komunës nuk është hartuar në përputhje me këto ndryshime i njëjti nuk do të jetë në trezorin e Ministrisë së Financave. Gjithashtu, ndryshimet e Ligjit për financimin e NjVL parasheh rritjen e transparencës- komunat në faqet e tyre do të duhet të publikojnë sa kanë arkëtuar dhe sa para kanë harxhuar.

“Ministrat aprovuan Informacionin për ecurinë e progresit për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm në bashkëpunim me UNICEF-in në Republikën e Maqedonisë. Në periudhën prej 2014 deri në vitin 2016 janë hapur 29 qendra të këtilla në 15 komuna. Prej tyre, 4 janë institucione publike për fëmijët- qendra për zhvillim të hershëm, kurse 25 janë në përbërje të institucioneve për fëmijët- çerdhet për fëmijë. Deri më tani janë përfshirë 1345 fëmijë. Gjithashtu, sipas thirrjes së Zyrës së UNICEF-it në shkurt 2017, nëntë komuna të reja në Republikën e Maqedonisë do të përkrahen nga UNICEF-i për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve: Radovish, Strugë, Krivogashtanë, Vinicë, Gostibar, Ohër, Koçan, Tetovë dhe Kumanovë”, thuhet në njoftim.

Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve zbatojnë programin për të nxënit e hershëm dhe zhvillim të fëmijëve nga mosha parashkollore nga tre deri në 6 vjeç, në bashkësitë lokale ku nuk ka institucione për kujdesin parashkollor të fëmijëve e para se gjithash janë në mjediset rruarave dhe të margjinalizuara.

Në seancë, Qeveria aprovoi edhe propozim- programin për ndarjen e programit për ndërtimin, pajisjen e mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018. Plotësimi i programit parasheh furnizim, dërgesë dhe montim të pajisjeve për çerdhet e fëmijëve në komunën e Karposhit,si dhe për dy objektet për çerdhet e fëmijëve në komunën e Kavadarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button