Ronaldo refuzon të krahasojë Realin me Juven

Cristiano Ronaldo nuk ka pranuar të krahasoj ish-skuadrën Real Madridin me Juventusin.

Portugezi ka folur para takimit mes skuadrës italiane të Juves si dhe Manchester Unitedit, ku vite më parë shkëlqeu portugezi.

I pyetur nga gazetarët për dallimin mes spanjollëve dhe anglezëve, CR7 ka pohuar se të dyja janë ekipe të mira dhe ka eksperienca të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk dua ta krahasoj Real Madridin me Juventusin. Janë dy skuadra të pabesueshme, klube fantastike. Kam kryer udhëtimin tim me Real Madridin dhe tani kam filluar kapitullin e ri te Juve, i cili është një nga klubet më të mira në botë”.

“Jam i kënaqur që kam luajtur me Manchesterit, me Real Madridin dhe tani me Juve. Unë jam i lumtur dhe njeri me fat”, tha sulmuesi.

 Theksojmë se Ronaldo do të luajë sonte kundër ish-skuadrës, Unitedit duke veshur fanellën e Juventusit.

Ndryshe, Cristiano në nëntë ndeshjet e para në të gjitha garat për italianët ka shënuar pesë gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button