OKB: Këtë viti në Spanjë kanë mbërritur mbi 45.000 migrantë

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e cila punon në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur se numri i migrantëve të cilët i ka pranuar Spanja këtë vit, të cilët kanë arritur përmes detit Mesdhe, është më i madh se totali i tre viteve të kaluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

IOM njoftoi se deri më 21 tetor, në Spanjë përmes detit Mesdhe kanë hyrë 45.154 burra, gra dhe fëmijë.

Kjo shifër është mbi gjysmën e numrit të migrantëve 94.000 të tillë të cilët kanë mbërritur në Evropë nga Afrika Veriore.

Megjithatë, IOM thekson se shifrat e këtij viti janë dukshëm më të vogla nga vitet e mëparshme.

Më saktësisht, në vitin 2017, deri më 21 tetor, ishte regjistruar numri prej 147.000 migrantësh, ndërsa vitin paraprak kjo shifër ka qenë 326.000.

Deti Mesdhe vazhdon të jetë një rrugë vdekjeprurëse për migrantët të cilët përpiqen të mbërrijnë në Evropë, me shifrat aktuale prej 1.857 të vdekur këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button