Pashinian është nominuar për postin e kryeministrit të Armenisë

Aleanca politike Yelk ka nominuar në parlamentin armen për postin e kryeministrit, Nikol Pashinianin, i cili aktualisht është kryeministër në detyrë.

Ky vendim vjen vetëm pak kohë para skadimit të afatit që grupet parlamentare të mund të nominojnë kandidatin e tyre për postin e kryeministrit, transmeton REL.

Fraksionet e tjera në parlament kanë thënë se nuk do të nominojnë asnjë kandidatë.

Ligjvënësit pritet që të mbajnë raundin e parë të votimeve për postin e kryeministrit më 24 tetor.

Pashinian, ka njoftuar më 16 tetor se dorëhiqet nga posti i kryeministër, në mënyrë që të shpërndajë parlamentin dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Kushtetutës së Armenisë, zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen vetëm nëse kryeministri jep dorëheqje dhe parlamenti dështon që ta zëvendësojë atë me dikë tjetër brenda dy javësh.

Më pas, zgjedhjet e reja do të mbaheshin jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë – që i bie diku në pjesën e parë të dhjetorit.

Pashinian po dëshiron që të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas fitores të bllokut të tij në zgjedhjet lokale në Yerevan dhe për shkak se nuk ka shumicën në parlament.

Ish-ligjvënësi opozitar, Pashinian u bë kryeministër në muajin maj, pas protestave që detyruan paraardhësin e tij, Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button