Todorov: Më përjashtuan nga VMRO-DPMNE e shndërruar në fraksione anti-perëndimore dhe anti-NATO

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov pas largimit nga anëtarësia e partisë VMRO-DPMNE, publikoi një status në rrjetin social “Facebook”, transmeton Portalb.mk.

“Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, për mua ditë e VMRO-së, e kam pritur me shumë zhgënjim. Por, jo nga fakti që është dhënë propozim për shkarkimin tim nga partia të cilës ia kam përkushtuar jetën dhe rininë time, të cilës së bashku me bashkëpartiakët e mi i kemi sjellë shumë fitore dhe arsye për të festuar. Nuk është ky shkaku për zhgënjimin tim, sepse e dinë se nuk më kanë përjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga partia ime. Ata më përjashtuan nga fraksioni i transformuar i VMRO-së, i shndërruar në fraksione Anti-Perëndimore, Anti-BE dhe Anti-NATO. Në një anti-reformë, anti-perëndimore, jodemokratike dhe anti-maqedonase të VMRO unë nuk gjej veten. Prandaj, dua t’i falënderoj ata  që më kanë shpëtuar nga ky turp për të qenë pjesë e fraksionit të tyre. VMRO mbijetoi dhe kaloi shumë, dhe gjithashtu do t’i mbijetojë “, shkroi mes tjerash Todorov në Facebook.

VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button