Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit ballafaqohet me numër të madh të nxënësve. Në këtë shkollë ka mungesë të hapësirave dhe nevojitet zgjërim i saj apo shkollë e re. Në këtë shkollë mësojnë 1654 nxënës, të ndarë në 65 paralele në tre gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe turqisht. Disa nga paralelet shqiptare janë të stërmbushura, madje edhe me 37 nxënës dhe kjo është në kundërshtim me rregulloren.

Redaksia Portalb.mk e vizitoi shkollën, në fotografitë në vijim mund të shihet se në një bankë ulen nga tre nxënës, gjë që e vështirëson mësimnxënien e fëmijëve.

Nga ana tjetër, paralelet në gjuhën maqedonase dhe turke për shkak të mos pasjes së fëmijëve, funksionojnë me nga 10 nxënës.

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

Prindërit ankohen për këtë çështje, dhe gishtin drejtojnë drejt drejtorisë së kësaj shkolle, me fajësimin që pranohen fëmijë që nuk janë të kësaj lagjeje dhe kështu stërngarkohen paralelet.

“Shumë fëmijë që pranohen në këtë shkollë nuk janë të kësaj lagjeje, dhe anashkalojnë shkollat në afërsi të tyre për t’i sjellë fëmijët këtu. Nuk e di pse lejohet pranimi i tyre nëse klasat më janë të mbushura me nxënës, kështu dëmtojmë fëmijët tanë sepse një mësues nuk mund të punojë me 37 nxënës në një kohë aq të shkurtër sa është një orë mësimore”, thonë prindërit, të cilit ishin mbledhur para shkollës dhe prisnin fëmijët e tyre të mbarojnë mësimin.

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

Drejtoria pret përgjigje nga MASH për ndarjen e paraleles që tejkalon numrin 34 të nxënësve

Drejtori i shkollës fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, Enis Memeti, sqaron për Portalb.mk se interesimi i fëmijëve për tu regjistruar në këtë shkollë është tejet i madh dhe se tani më është bërë kërkesa si në komunë dhe në MASH për zgjerimin  dhe shtimin e paraleleve.

“Jemi në bisedime me komunën dhe MASH, ideja ka qenë e më hershme, mirëpo pastaj kishte turbulenca politike dhe tani sërish kemi filluar kërkesën tonë. Para dy javëve kishim takim me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe ringjallëm sërish këtë ide dhe besoj që deri në vitin e ardhshëm të jetë në programin e MASH, zgjerimi i objektit të shkollës tonë”, tha për Portalb.mk Memeti.

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

Ai shtoi se për shkak të kuadrit dhe kërkesës së prindërve për t’i regjistruar fëmijët në këtë shkollë, një paralele tejkalon numrin e përcaktuar me ligj, që është 34 nxënës dhe se kërkesa është bërë në MASH për ndarjen e saj.

“Ne kemi kuadrin e mirë dhe prindërit vrapojnë që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën tonë tek mësimdhënësit më të mirë. Një paralele është që ka mbi 34 nxënës dhe kemi bë kërkesën për ndarjen e saj dhe po presim përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kemi bë dorëzimin e dokumentacionit të duhur për këtë ndarje. Edhe pesë paralele po të hapën të klasës së parë ato menjëherë mbushen, se interesimi është i madh”, shtoi Memeti.

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

Sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë:

MASH të ndajë paralelen e cila tejkalon numrin e nxënësve të parashikuar me ligj

Drejtoria e shkollës të zbatojë ligjin dhe të mos tejkalon numrin e nxënësve gjatë regjistrimit

Të shtohet hapësira e objektit sipas nevojës

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button