Zaev: Sfidat e për paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë t’i udhëheqim së bashku

Kryeministri Zoran Zaev, ka uruar qytetarët me rastin e festës së “Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonasë , 23 tetorin” me mesazh që të gjitha sfidat e së ardhmes për paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë në Maqedoni t’i udhëheqim së bashku, transmeton Alsat M.

“Guximi i themeluesve të luftës revolucionare, të cilëve ne sot i përkulemi dhe festojmë, është motivi që na çon çdo ditë në rrugën për ta drejtuar Republikën e Maqedonisë para botës si të denjë të bashkuar për të arritur qëllimet kombëtare. Mësojmë nga historia – ecim me forcë dhe guxim drejt së ardhmes… Patriotizmi është kur tu ndërtosh rrugën brezave të ardhshëm, duke bërë shtet i cili është i njohur nga të gjithë, siç aspironin dhe themeluesit e luftës revolucionare, shtet nga i cili do të jemi krenar”, thuhet mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Zoran Zaev me rastin e shënimit të Ditës së luftës revolucionare maqedonase,23 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button