Eh, sa vakti keç ka ardh!

Ishin mledh’ niher’ do burra me ni katun, për t’ba muhabet. Ja kishin nis’ shòm heret, llaf mas llafi, e muhabet mas muhabeti, kishin met’ shòm von’. Kishin fol’, e kishin fol’, e ishin knaç. Majr ama, njani me ni qosh t’odës, as ni llaf s’e kish fol’, veç kish ngjò! Dikòr, mas ni vakti, ni plak, çi nashta ish kan’ ma i moçmi ataj, i kish than’ : “Po fol be bir dënisen, taj gjojën se çele, a nashta mos ije i s’munt?”

“Ej nòk e di, ama ma majr me ngjò” – i’a kish prajt ki qetri. “Po ani de, ama njeri e thot  dëni llaf, gjoja për t’fol asht’ – e kish nxajt ki i pari. “Po, ama une i kam llafet e gjata“ – ja kish kthaj, pak si me mare, gjali. „Po ne për llafe e muhabet kina ardh, o bir“ – ish munò t‘i ape gajret plaki.

„Majr de, majr, majsi dojni, po ja nisi, ama une nuk dojsha t‘u mërziti. Une jam katunar.

Ne jetojm’ n’malsaj, imi kallabllajk, bile ene babën plak e kimi xhall’. Me va than’ t’drejtën, asht shòm tabijatli, ene shòm i dhant mas fes’. Mirnje me men, kor e fal’ sabahin, ka qef me uj t’ftoft  t’mare avdes, se u fitojkan ma shòm sevape. Majsi falet, del n’kafe, ama nòk n’katun, po n’shehër, se agje najn shòm sene t’reja… Ni dit’, majsi e kish fal sabahin, ma çiti xhumin ene mu, ene masane m’mur me veti. Kur dulëm n’bahçe, kish dal’ Dielli, ish zbardhò dunjaja! Bahçen e kina para shpajës, asht shòm e madhe, bile ni cop’ e kina ble pi mixhës, nuk ka i shkreti, dojshim t‘i nimojm.  Agje kina mjell’ do pem’, baba plak i ka qef! Aj thot’: “E kimi urdhën pi Pejgamerit t’mjellim sa ma shòm dru, çi mas vdekjes, t’na kujtojn’ për t’majr”.

Tu kallxò, e tu kallxò muhabet, njerzit n’odë nisën ta sllojnë njani-qetrin. Sën e mirshin vesht  xhi asht’ tu dasht’ me than’. Ama, ki s’e kish gajle. Ki e çojke me at t’veten…

“N’fund t’bahçes i kimi dert’ e mdhoja, jan shòm t’heshme, hallall i kofshin paret ataj xhi na i ka marò, ishte merakli, u shifke, diktohet njeri pi t’hecmes… Përpara derve raj çeni, asht shòm azgan – i madh, si uk! E kimi ble shòm shtrejt’, ene at’ me t’porosajtme. Ket njerzit na thon’ se i ban çato pare!  Nejse, mos ta zgjati shòm, se nashta u mërzita. Majsi dolëm pi shpaje, u zatekëm me do burra t’katunit, ene ato dilshin n’kafe! Me u’a than’ t’drejtën, për kafe, imi qefli, agallar”.

Shtahaj burrat nisën t’kollin, për me i’a mtek çi duhet me u nal’. Koll najni e koll qetri, koll t’rijt’ e koll pleçt, dikòr e kollmja nisi çaç shòm, saçi njeri kujtojke se asht “n’bollnic” t’mushknaj’ve. Ama, ktaj s’ia najke palla, ki e çojke muhabetin kavall!

“Kur mrajtëm n’shehër ishim gjersò pak, ama i çitëm mindilat ene i fshajm ene çafën ene  ballin. Njerzit shkojshin si bletat, si n’shehër ma. U hunxhëm te kafja, te raj baba plak. Interesant, ket e njifshin, ket i dhan’ selam. Kafexhia meniher na i pru kafet, nisi tereqillajki”.

Gjajti ishte afrò midisi i natës! Xhimsën e burrave i kish zan’ xhumi. Njani e kish zan’ çafën keç ene  xhëmojke si motor i  prajsht, qetri e kish hap gjojën çaç shòm saçi munke me e gëlltajt ni maçor! Ni plakit t’vojl i kish mraj kraja te gjujt, ni qetër i’a kish vu shojçit t’vet kamt n’shpajn, qetri ataj ngat – njanin saj çel’, njanin mshel’…, tollovaj’ e madhe. Ama, gjali vazhdojke. Mçut ishte veç plaki çi e kish nxajt kët’ muhabet, e xhi i kish ra pishmanit shòm. Aj rajke shtahaj si me kan’ i ngrajm’.

“Majsi i pajm’ kafet, baba plak kishte qef t’shkojm’ ene n’Shkup – e vazhdoj gjali muhabetin. Kur dojlëm te “stanica”, para nesh u nal ni limuzinë. Ku ini najs? – na pajti aj burri, xhi e çojke limuzinën.  Për agje ku dahen dhent e dhajt’ –  i tha baba plak. “Hajde hipni!” – na tha aj, tu u gjut’”.

Sahati kisht mraj di mas mesnatës. Ket flijshin, përveç plakit. Ki kish met’ si kërcun’. Sën e njihshe ma, a asht i xhall’ a i vdekt.

Muhabetçori bojke si papagall… “Shoferi ishte gjal’ i majr, ama u gjutke pak si tepër. Ej, nuk jan’ ket njerzit nisoj, ka turli tabijati. Nejse, u knaçëm tu hec’ e tu sllò “okolla”, e tu bo muhabet. Nuk shkoj shòm gjat’, kur shohim, ni milic n’udh’.  Na nali! Majsi i kontrolloj qert’, mu drejtò mu: “Letërnjoftimin, t’lutem!” Une si i habitëm. E shtajna dorën n’njanin xhep, nuk e kisha, e shtajna n’qetrin, ene ataj nuk ishte, e shtajna masane ene n’kulet, ataj te paret, prap kurxha. U bana shòm merak, mo m’ka ra diku thash vet’me’veti, najsa t’menoj mos e kum harrò te ajo kmajshe portokallt’ xhi e kum pas vesht pargje…”

At’her’ plaki nuk prajti ma, u ngrajt si vetajm n’kam, ene si i shastrajst bërtajti: “O banja qarën ene xheje, se si mo ta xhejsh, na ktheve prap n’malsaj, e at’her’ metëm ktò ene ni javë!”

Gjali, si i habitëm, e slloj niher plakin, masane odën, ene kur e pa çi ket flijshin, fojli vet me veti: “Nc, nc, nc, ene t’lutin t’kallxojsh muhabet, ene s’tngjojn’. Eh, sa vakti keç ka ardh’!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button