VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Ish funksionarët shtetëror dhe partiak, sasho Mijallkov dhe Nikolla Todorov më nuk janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Vendimin mbrëmë e ka miratuar Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Por, pastrimi nuk ka ndaluar këtu, pasi që në fillim të seancës menjëherë janë përjashtuar nga partia shtate deputetët që votuan “për” ndryshimet kushtetuese, partia i ka përjashtuar edhe nënkryetarin Mitko Jançev dhe anëtarin e Komitetit ekzekutiv Kostandin Bogdanov. Jançev dhe Bogdanov kanë qenë pjesë e krahut reformues në parti, të cilët kanë qenë të qëndrimit se në referendum duhet të votohet “kundër”.

Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski mbrëmë ka kumtuar se është mbajtur “senca historike e Komitetit Qendror”, në të cilën “është pastruar nga “e keqja”.

“VMRO-DPMNE mbaron me hipotekat nga e kaluara dhe vazhdon përpara fuqishëm dhe e reformuar”, tha Nikollovski.

“Koalicion kriminel”

Ai i ka akuzuar Mijallkovin, Todorovin dhe Jançevin se kanë qenë grushtet goditës të Qeverisë në bindjen e shtatë deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

“Janë shkarkuar për shkak të veprimeve kundër interesave të partisë dhe shtetit, për shkak të bashkëpunimit të fuqishëm me Zoran Zaevin dhe organizimin e grupit për trysni, shantazhe, kërcënime dhe ryshfet të deputetëve të VMRO-DPMNE-së me qëllim që të votojnë për ndryshimet kushtetuese me metodave më të ulëta”, sqaroi Nikollovski. Më detajisht, sipas Nikollovskit, të tre të përjashtuarit “u janë kërcënuar deputetëve se përjetësisht do të qëndrojnë në burg, u kanë ofruar para, por edhe i kanë kërcënuar fizikisht, me qëllim që t’i mbajnë privilegjet e tyre”.

“Gëzuar për koalicionin e ri kriminel, Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijallkov”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se pas “gjatë kohë heshtje në parti, është hapur debat i sinqertë”. Nikollovski tha se partia po pastrohet nga krimi i së kaluarës. Me pastrimin, nuk është përfshirë ish kryeministri Nikolla Gruevski për të cilin, ashtu siç thonë nga partia, “nuk ka njohuri se ka marrë pjesë në sigurimin e shumicës në Kuvend”.

Ai gjithashtu ka kërkuar dorëheqje nga tetë deputetët që kanë votuar “për” ndryshimet kushtetuese. Njëkohësisht, ai tregoi se në seancë është kërkuar që kryetarit Hristijan Mickoski t’i votohet mosbesim, megjithatë kjo është refuzuar njëzëri nga anëtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button