Filloi edicioni i parë i Seminarit Ndërkombëtar të Ballkanologjisë

Sot në Shkup ka filluar edicioni i të parë i Seminarit Ndërkombëtar të Ballkanologjisë, në kuadër të të cilit i zhvillon punimet konferenca shkencore: “Ballkanologjia sot dhe komunikime ndërballkanike”.

Sipas Drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, ky është një kapitull i ri i këtij Institutit ku me instalimin e një instrumenti të ri organizativ – shkencor, Seminarit Ndërkombëtar i Ballkanologjisë, do të sjell një qasje të re dhe argumentuese mbi ballkanologjinë.

Pjesë e hapjes së seminarit ishin dhe ministëri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi, të cilët theksuan rëndësinë e komunikimit të ndërsjellë mes popujve ballkanikë.

Në këtë edicion punimet e tyre shkencore i prezantuan studiuesit e njohur: Rexhep Qosja, Floresha Dado, Agim Vinca, Hysen Matoshi, Isak Shema, Sadri Fetiu, Izaim Murtezani, Adem Jakllari, Avzi Mustafa dhe Viktor Bikallari.

Në sesionin e Gjuhësisë referuan studiuesit: Gerd Dieter Hering, Shefkije Islamaj, Emil Lafe, Gjovalin Shkurtaj, Xhelal Ylli, Ali Jashari – Aldo Cicko (Jashari), Valter Memisha, Rusana Hristova-Bejleri, Giovanni Belluscio, Qemal Murati, Zeqirija Ibrahimi, Bardhosh Gaçe, Dhimitri Bello, Idriz Metani, Olger Brame, Izer Maksuti dhe Xhafer Beqiraj.

Sesioni i Etnokulturologjisë dhe Historisë, zhvillohet ditën e nesërme (23 tetor 2018, ora 10:00), ndërsa do të referojnë studiuesit: Robert Pichler, Ana Čupeska Stanishkovska, Reis Mulita-Zlber Sela, Nuri Bexheti, Ibrahim Gashi, Nebi Dervishi, Anton Pançev, Milazim Elshani – Daut Bislimi, Mixhait Pollozhani, Nail Draga, Sefer Tahiri, Agim Poshka dhe Konrad Clewing.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button