Franca e kënaqur nga votimi në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese

Franca shprehet e kënaqur me votimin më 19 tetor, në Parlamentin e Maqedonisë, me shumicën e nevojshme (të duhur) prej dy të tretave, për hapjen e fazës së shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese, që synojnë zbatimin e Marrëveshja e Prespës, e arritur më 17 qershor, midis Athinës dhe Shkupit, kumton Ambasada e Francës, njofton Portalb.mk.

“Franca shpreson se diskutimet në parlament do të shpiejnë në ndryshimin e Kushtetutës. Siç potencoi dhe vuri në dukje kryetari i Republikës, Marrëveshja e Prespës është e një gjë e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën.” thuhet në kumtesë.

Sipas propozimit të Maqedonisë, me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene: Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë – Republika e Maqedonisë Veriore, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë dhe kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë.

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button