Pas tre ditë heshtje prononcohet edhe Beogradi zyrtar për vendimin e Kuvendit në Maqedoni

Ministri i Jashtëm Serbisë, Ivica Daçiq, në prononcim për mediat nuk ka komentuar  vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij Serbia nuk duhet të komentoj pasi që kjo është çështje e brendshme e shtetit, shkruan Meta.mk.

“E respektojmë popullin dhe organet shtetërore. Ju uroj gjitha të mirat Greqisë dhe Maqedonisë, por ato janë çështje të brendshme… Ne duam marrëdhënie më të mira,” tha Daçiç.

Sipas tij Serbia është e interesuar për stabilitet rajonal dhe se politikanët maqedonas nuk duhet të japin deklarata për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Duke folur për referendumin në Maqedoni dhe votimin në Kuvend, Daçiç tha se disa deputet ishin lëshuar nga burgu për të votuar dhe i pyeti gazetarët Si do të ishte marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës të miratohet në mënyrë të tillë në Serbi?

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button