U dogja të t’i them fjalët më të thella

U dogja të t’i them fjalët më të që dua të t’i them
por s’kam guxim nga frika se mund të qeshësh me mua.
Prandaj qeshem vetë me vete
dhe e sheshoj fshehtësinë time me shaka.
E pranoj lehtë dhembjen time
nga frika mos të lëndohesh ti.
U dogja t’i përdor fjalët më të çmueshme
që i kam për ty;
po s’kam guxim se mos po më kthehen me të njëjtën masë.
Prandaj të jap emra të shëmtuar
dhe lëvdohem me ashpërsinë time.
Të shkaktoj dhembje,
duke u frikësuar se s’do ta kuptosh kurrë
ç’është dhembja.
U dogja të rri heshtazi pranë teje,
por kështu zemra do të më pëlcasë fare.
Prandaj belbëzoj e psherëtij
dhe e mbuloj zemrën time me fjalë.
E pranoj pranoj me inat dhembjen time
nga frika mos të lëndohesh ti.
U dogja të të braktis përgjithmonë,
por s’kam guxim nga frika
se mund ta zbulosh sa frikacak që jam.
Prandaj me krenari e ngre kokën
dhe vij me gëzim pranë teje.
Shigjetat e pandërprera që vijnë nga sytë e tu
bëjnë që dhembja ime të jetë gjithmonë e freskët.

 

Poezi nga Rabindranat Tagore

Përktheu Xhabir Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button