Në Norvegji gjendet një ndër rrugët më të bukura dhe të rrezikshme në botë (VIDEO)

Rruga Atlantike apo Atlanterhavsveien është një nga rrugët me pamjet më të bukura në botë, edhe pse është vetëm 8,3 kilometra e gjatë.

Kjo magjistrale është ndërtuar në Norvegji në vitin 1989, kurse sot përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë dhe është pjesë e turneve turistike, transmeton Telegrafi.

E ndërtuar me qëllimin e vetëm të lidh fshatrat e vogla dhe disa ishuj, në këtë rrugë të shkurtër janë ndërtuar edhe 8 ura.

Shoferët mund të kënaqen gjatë vozitjes duke shijuar peizazhet e papara, por edhe mund të ndihen të pasigurt për shkak të “zemërimit” të detit në Norvegji.

Ndërtimi i saj ka zgjatur 6 vite dhe ka kushtuar 25 milionë dollarë, kurse gjatë asaj kohe vendi ishte goditur nga 12 uraganë që nuk i ndalën inxhinierët ta përfundojnë projektin.

Sot këtë rrugë e “godasin” erërat dhe valët e forta që është atraksion turistik, por këto fenomene natyrore vetëm sa po ia rrisin bukurinë peizazheve.

Kur është moti i ligë, dukshmëria mund të zhduket për pak sekonda, dhe më pas përplasen me rrugën valët e mëdha i kalojnë barrierat pa ndonjë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button