Padi penale kundër një 38 vjeçari nga Shkupi për kërcënim të deputetëve në “Facebook”

SPB Shkup dhe Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në MPB kanë dorëzuar padi penale kundër 38-vjeçarit A.N. nga Konjarja e Shkupit, për shkak të kërcënimeve nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, njofton Portalb.mk.

Padia penale është ngritur për shkak të kërcënimeve të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, rrezikimit të sigurisë dhe për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik.

Policia dje ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë së cilës i janë marrë mjetet, ndërkaq ai është ftuar në bisedë zyrtare informative në stacionin policor.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në MPB i ftojnë qytetarët që rastet e këtilla t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në adresën elektronike [email protected].

Ndryshe, kërcënimi dhe shpërndarja e gjuhës së urrejtjes ka të bëjë me deputetët e opozitës që votuan kundër qëndrimit të partisë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht votuan “për”.

Paraprakisht, MPB ngriti edhe një padi penale kundër një personi tjetër, gjegjësisht G.T. (48) nga Shkupi, për gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për dhunë ndaj deputetëve të Kuvendit.

Padi penale kundër një personi për kërcënim dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes ndaj deputetëve të Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button