Në aeroportin e Shkupit, janë konfiskuar tre kilogram marhiuanë

Shërbimet doganore të aeroportit “Nëdërkombëtar të Shkupit”, më 14 tetor gjatë një kontrolle rutinore tek një person nga Kosova me nënshtetësi të Francës dhe Kosovës kanë gjetur afër tre kilogram marihuanë. Droga është gjetur në një torbë të zezë të cilën personi e kishte paraqitur si bagazh, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se kanë dorëzuar padi penale kundër personit, i cili do të ngarkohet për vepër penale prodhim dhe shitje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope  dhe prekusorëve.

“Prokurori kompetent publik, së bashku me Aktin e Aktakuzës Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, pasi ende ekzistojnë arsye se pse kjo masë ishte fillimisht e përcaktuar, domethënë ekziston rreziku i arratisjes i personit nëse ai është i mbrojtur nga liria “, njoftojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button