Kekenovski: Vëllezërit e deridjeshëm të interesit në VMRO-DPMNE, u bënë armiq të përgjakshëm

Profesori Jove Kekenovski, i ka komentuar ndodhitë e fundit në opozitaren VMRO-DPMNE dhe spekulimet se qëndron ndarjes mes liderit të partisë Hristijan Mickoski dhe fraksionit të udhëhequr nga ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

Kekenovski kërkon VMRO të pastër, ku më nuk do të kenë rol ndikues funksionarët aktual politik.

“Në kazanin e quajtur VMRO-DPMNE gjithnjë e më shumë po bëhet më nxehtë. Aleatët e deridjeshëm dhe vëllezërit e interesit menjëherë u bënë armiq të përgjakshëm. Çdokush nëpërmjet gazetarëve të tij dhe përkrahësve porositin tekste kundër tjetrit dhe krijojnë skenarë të veta. Deri dje, të njëjtët janë puthur dhe janë betuar në besueshmëri të përjetshme. Edhe njëra palë edhe tjetra nuk kanë më vend në VMRO-DPMNE. I pamë kush janë dhe çfarë janë. Koha është për VMRO të pastruar”, thotë Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button