Australia u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual

Kryeministri australian, Scott Morrison u ka kërkuar falje publikisht viktimave që kanë qenë pre e abuzimit seksual institucional, duke shënuar kështu herën e dytë nga viti 2008 që një zyrtar i lartë ka vepruar kështu.

Ky hap i Morrisonit është marrë pas hetimeve pesëvjeçare lidhur me abuzimet seksuale në të cilat janë përfshirë 8,000 raste të keqtrajtimeve seksuale, shumica prej tyre në institucione fetare apo shtetërore, të cilat kanë për detyrim të krijojnë kushte të sigurta për fëmijët, transmeton REL.

“Sot, si komb, ne përballemi me dështimin tonë për të dëgjuar, besuar dhe për të sjellur drejtësi”, ka thënë Morrison para ligjvënësve në kryeqytetin australian, Canberra.

“Ne u kërkojmë falje fëmijëve pse kemi dështuar, na falni. Ndaj prindërve, besimin e të cilëve e kemi tradhtuar, na falni”, ka deklaruar ai.

Australia ka krijuar një skemë në tentim të kompensimit të dëmit për viktimat në vlerë të 106,000 dollarë amerikanë për secilin.

Mirëpo Qeveria konservatore ende nuk ka vendosur nëse do të miratojë disa rekomandime, të cilat janë krijuar pas hetimeve kombëtare dhe në njërin prej tyre u kërkohet priftërinjëve katolikë të raportojnë abuzimet seksuale që u ndodhin fëmijëve, nëse mësojnë për një gjë të tillë gjatë procesit të rrëfimit.

Mirëpo, në muajin gusht, në Konferencën e Peshkopëve Katolikë të Australisë, është vendosur që pjesëtarët e asaj konference nuk do të zbatojnë ligjet e propozuara nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button