Britania ndihmon opozitën siriane

Britania do të rrisë mbështetjen me furnizim “jo-vdekjeprurës” për forcat opozitare siriane pas dështimit të planit të paqes të Kofi Ananit, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, William Hague.

Dorëheqja e Ananit është një “moment i zymtë” në përpjekjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri”, ka thënë Hejg për BBC.“Marrë parasysh shkallën e vdekjeve, vuajtjeve, dështimeve të procesit diplomatik, në javët e ardhshme, do të rrisim mbështetjen tonë praktike por jo-vdekjeprurëse”, tha Hague.

“Nuk do të përfshihet dërgimi i armatimit”, ka thënë ai. Një ditë më parë, Kofi Anan dha dorëheqje nga posti i të dërguarit special për Siri të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe. Ai kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri nuk po implementohej dhe për këtë e kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button