Inzaghi: Berisha ka kualitete, ne besojmë tek ai

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka folur fjalë të madha për Valon Berishën pas fitoren ndaj Parmas me rezultat 0-2.

Mesfushori nga Kosova u fut në lojë në minutën e 57-të, në minutën e 79-të arriti të fitojë një penallti për skuadrën e tij, transmeton Telegrafi.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës zbuloi se kur Igli Tare e kishte njoftuar se Berisha ishte në listën e transferimeve, ai ishte gëzuar shumë.

 Igli Tare në prezantimin e Valon Berishës si lojtar i Lazios (Foto:Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Duhet durim, Parma ishe e organizuar mirë dhe solide në mbrojtje. Jemi me fat që kemi opsione si Valon Verisha dhe Correa, të cilët vijnë nga banka rezervë dhe ndryshojnë lojën”.

“Berisha ka kualitete. Kur drejtori sportiv më ka propozuar këtë lojtar, i kam thënë se do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte”.

Ndeshja e ardhshme Lazios është kundër Interit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button