Haradinaj paralajmëron shkarkimin e zëvendësministrit Cena, i arrestuar për ryshfet

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, mbante këtë qëndrim të dielën derisa po nxirrej nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njofton Klan Kosova.

Ai u arrestua një ditë më parë me dyshimin se ka marr ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Avokati nuk tregoi se për sa para bëhet fjalë. Mirëpo, Klan Kosova ka mësuar nga burimet e veta se Cena dyshohet të ketë marr 15 mijë euro mito gjatë ndarjes së granteve bujqësore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e tij duke thënë se do ta shkarkojë vartësin e tij, nëse vërtetohet se abuzoi me detyrën në qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button