Maqedoni, rritet çmimi i pemëve dhe i perimeve

Rritet çmimi i pemëve dhe perimeve në treg. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit perimet e freskëta janë rritur për 7.4 për qind ndërsa pemët për 0.7 për qind. Megjithatë tregtarët thonë se problemi qëndron tek interesimi i ulët i qytetarëve për të blerë, transmeton Alsat M.

“Çmimet nuk janë të larta janë normal. Kemi shitje, por sa kemi pasur viteve të kaluara nuk kemi.04.47 Specat për turshi janë 100 den. kg. karota 50 den. Për specat e ajvarit është rritur çmimi 60 den. është kg.”

“Po edhe lirë edhe shtrenjtë. Njerëzit nuk kanë para. Shitjet janë të vogla, nuk ka njerëz, nuk ka të holla. Çmimet janë të njëjta ose të ngjashme me vitet e kaluara”

Varet ndonjë ditë ka punë ndonjë ditë jo.Po tash momentalisht janë pak më shtrenjtë”, theksuan shitësit

Për blerësit, çmimet e larta janë si pasojë e mos interesimit të qytetarëve për të punuar tokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button