fbpx

Inter – Milan, statistikat e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Inter dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 20:30.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme, pasi është derbi më i madh lokal në botën e futbollit, shkruan lajmi.net.Skuadrat futën në këtë takim më të barabarta se asnjëherë pothuajse. Kjo bazuar në renditjen tabelare të Serie A.

Mirëpo si qëndrojnë skuadrat në pesë ndeshjet e fundit?

INTER: Në pesë takimet e fundit, skuadra e Spallettit ka bilanc tejet pozitiv. Ata regjistrojnë pesë fitore në pesë takime. Ata kanë realizuar nëntë gola dhe kanë pësuar vetëm tre.

Katër nga këto lojë ka zhvilluar në Serie A, kurse një në Ligën e Kampionëve.

MILAN: Në anën tjetër, Milan qëndron diçka më dobët. Në pesë ndeshje ata regjistrojnë tri fitore dhe dy barazime. “Rosonerët” kanë realizuar 13 herë dhe kanë pësuar gjashtë herë.

Inter ka bilanc diçka më të mirë, mirëpo, në derbi si ky, të gjitha kalkulimet bien poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button