Tajvan, 17 kanë ndërruar jetë në një aksident hekurudhor

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ndodhi sot në verilindje të Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni me 310 pasagjerë doli nga binarët në provincën Yilan.

Duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se treni i aksidentuar qarkullonte në linjën Taipei-Taitung.

Në vendin e fatkeqësisë kanë mbërritur një numër ekipesh policore, të emergjencës dhe zjarrfikës.

Sipas informacioneve të para në aksident jetën e kanë humbur 17 persona dhe janë lënduar 30 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button