Shpërthim në Idlib, disa të vdekur
Të paktën 3 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, në qendrën e qytetit Idlib ka shpërthyer një autobombë. Si pasojë e këtij shpërthimi 3 civilë, njëri prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën ndërsa të paktën 13 të tjerë janë plagosur.
Pas ndërhyrjes së ekipeve të Mbrojtjes Civile, të plagosurit u dërguan në spitale përreth.
Për shkak të shpërthimit ndërtesat përreth dhe një numër i madh të automjeteve kanë pësuar dëme.