Këngët e reja të sezonit, kush do ia dalë të bëhet hit?

Pavarësisht se artistët kanë patur një verë të ngarkuar me koncerte dhe projekte muzikore, shumica e tyre nuk kanë hequr dorë së prodhuari muzikë.

Ndërkohë që kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, shumë këngëtarë kanë publikuar projektet muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Edhe pse kanë vetëm pak javë që kanë dalë në treg, shumica e tyre ia kanë dalë të renditen mjaft mirë, madje duke zënë zonën e nxehtë të listës.

Nga një sondazh i kryer në rrjetet sociale të Top Awards lidhur se cili nga këngët e publikuara së fundmi do shndërrohet në hit, reagimet dhe komentet kanë qënë të shumta nga ana e ndjekësve, transmeton TCH.

Kënga që është votuar më shumë është prurja më e re e Tayna, “Doruntina”, një këngë në të cilën artistja ka ardhur ndryshe nga projektet e mëparëshme muzikore. “Doruntina”, e cila ka tre javë në klasifikim, prej dy javësh kryeson listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Pavarësisht se qarkullojnë thashetheme se kjo këngë mund të jetë një histori e vërtetë duke qënë se teksti është shkruar nga ajo dhe mban titullin me emrin e saj të vërtetë, deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga ana e vetë këngëtares. Si gjithmonë muzika i është besuar “Cricket” ndërsa videoklipi mban vulën e Alban Selimaj.

Në vendin e dytë, si kënga që pritet të shndërrohet në një hit, është votuar bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, “Krejt ti fala”. Ndërkohë që në javën e parë që është futur në listë kjo këngë pozicionohej në vendin e 34-t, ajo nga java në javë ka ardhur duke u ngjitur sa më në majë të listës, duke iu afruar treshes më të nxehtë të klasifikimit. Pavarësisht se ende nuk ka zënë vendin e parë, duket se fansat janë të vendosur ta mbajnë sa më në majë të listës.

“Lea” është një tjetër këngë që është votuar në sondazhin si kënga hit e këtij sezoni. Si në shumë projekte të tjera muzikore, Albani përçon mesazhe të rëndësishme me këngët e tij, kështu ka bërë edhe me prodhimin e fundit. Kënga flet për Lean, një vajzë e cila për shkak të një dashurie të dështuar, ajo humbet vitin shkollor. E gjendur në mes të kësaj situate, Lea nuk gjen asnjë mbështetje nga miqtë apo familjarët e saj. Lea tregohet e vendosur të harrojë këtë histori dhe të kërcejë apo të këndojë për të harruar gjithçka duke vepruar sikur nuk kishte anjë problem dhe se për atë djalë nuk vlen asnjë lot. Ajo është kthyer vetëvetja, duke lënë pas atë histori të hidhur. Asaj nuk i intereson më aspak se çfarë flasin për të por dëshiron të jetojë jetën me rregullat e saj të reja. “Lea” vazhdon të jetë në 5-shen e këngëve më të votuara për këtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button