Lista Serbe kërkon të ndalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës

Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, mbi çështjen e pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, nuk po mirëpritet aspak mirë në Serbi.

Kjo pasi Ushtria e Kosovës sipas disa analistëve në Beograd, përbën një kërcënim për serbët në veri, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare Dragan Simeunoviq thotë se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri, është i pamundur të ndalohet pasi sipas tij e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Por, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunoviq.

Ndërkaq, Igor Simiq nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të papranueshme. Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura. Të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simiq për Kurir.

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim pakon e projektligjeve për FSK-në, vendime këto që  i është hapën rrugë transformimit të kësaj force në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button