Akuza të reja ndaj Rusisë për tentim-ndërhyrje në zgjedhjet e Kongresit

Qeveria amerikane të premten ka akuzuar rusen Elena Aleksevna Khusyaynova, 44 vjecare, për rolin kyc financiar në planin e mbështetur nga Kremlini për informacione kundër Shteteve të Bashkuara, si dhe tentimit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Kongresit muajin e ardhshëm, transmeton REL.

Khusyaynova, është shtetasja ruse e parë që dënohet për krimin e tentim-ndërhyrjes në zgjedhjet në mes të mandatit më 2018 në SHBA.

Ajo ishte e përfshirë në projekte të financuara nga oligarkë rusë të afërt me presidentin Putin, sipas burimeve.

Oligarku Evgeny Viktorovich Prigozhin, me dy kompanitë e tij janë duke u hetuar në një hetim të vecantë për shtytjen e fituesit të zgjedhjeve Donald Trump ndaj kandidates Hillary Clinton.

Rasti kundër ruses Khusyaynova u publikua të njëjtën ditë kur intelegjenca e SHBA-së lëshoi vërejtje ndaj përpjekjeve të Rusisë, Kinës, Iranit dhe disa vendeve të tjera për ndërhyrje në zgjedhjet e Kongresit, në të cilat republikanët po tentojnë të mbajnë shumicën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button