Kasami: Shansi është tani që të intervenohet në përforcimin e të drejtave të shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes ‘Besa’, Bilall Kasami tha se sigurimi i 2/3 të votave në Kuvendin e Maqedonisë për hapjen e Kushtetutës të vendit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE por edhe një mundësi që përmes argumenteve logjike dhe propozimeve konkrete të saktësohen dhe përforcohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke i hequr asocimet nënçmuese të përqindjeve por duke ndërtuar një Kushtetutë e cila do jetë gjenerator i paqes, stabilitetit dhe harmonisë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe gjitha bashkësive tjera etnike, transmeton Portalb.mk.

“Shansi është tani që duke sjelle një kushtetute me vlera të shteteve evropiane të dëshmojmë se hyrja në familjen e madhe të NATO-s dhe BE-së është reflektim i përcaktimit pro perëndimor i qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kasami.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button