fbpx

Haradinaj dhe Veseli u takuan me ministrin e jashtem turk Çavushoglu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me kryeparlamentari Kadri Veseli kanë pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Haradinaj kishte theksuar se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë, transmeton REL.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të mira dhe këtë frymë mirëkuptimi të ndërsjellë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja për Kosovën”.

Në komunikatë thuhet se kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ministrin Çavushoglu për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jep Turqia në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, u takua edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, më të cilin po ashtu diskutuan rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në njoftimin për media, thuhet se kryediplomati turk, Mevlut Çavushoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button