fbpx

Ahmeti: Edhe deputetë tjerë deshën të votojnë, por nuk gjetën mbrëmë guxim

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka falënderuar të gjithë deputetët të cilët kanë votuar për nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese me qëllim që të zbatohet Marrëveshja e Prespës, njofton Portalb.mk.

Më lejoni ju lutem të falënderoj secilin prej jush për përkrahjen e dhënë në këto kohëra vendimtare dhe për besimin e bartur tek ne për ta marrë vendimin e duhur. Njëkohësisht, shpreh mirënjohje të jashtëzakontë edhe për 80 deputetet që votuan për, ndërsa edhe ato që deshën të votojnë për, por nuk e gjetën dot guximin për ta bë gjënë e duhur mbrëmë, i ftoj që të na bashkëngjiten në procedurat e mëtejmë për rrumbullakim të këtij procesi. Nuk lë dot pa përmendur edhe ato që punuan tashmë me javë të tëra në rrethana të vështira për të ardhur deri te ky sukses fillestar!”, thotë Ahmeti.

Ai shton se “rruga jonë drejt NATO dhe BE është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka”.

“E përsëris, ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm. Ato 80 deputet që votuan për, por edhe ata që hezituan të votojnë e dinë fare mirë se vetëm kjo rrugë na sjell paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, reforma sistemore, shtet ligjor dhe sundim të së drejtës, barazi dhe rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore. Miqtë tanë të komunitetit ndërkombëtar janë krah për krah me ne në këtë rrugëtim për ta bë Maqedoninë vend evropian. Ndërsa opozitën e ftoj të rreshtohet në anën e duhur të progresit dhe përcaktimit euroatlantik pa vonesa dhe kalkulime të mëtejme. Pushim nuk ka. Që sot vijojmë me punë për ta rrumbullakuar këtë proces”, shkruan Ahmeti.

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button