Vajgël dhe Kukan: Vendimi i djeshëm ishte dramatik, por deputetët i mbrojtën interesat vitale të shtetit
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, ka theksuar se rruga deri në vendimin e djeshëm të deputetëve të Kuvendit ishte dramatike dhe engushtë, por sipas tij, me atë ata treguan se i mbrojtën interesat vitale të qytetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
“Mirënjohje e veçantë shkon për përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë marrë përgjegjësinë, edhe përskaj trysnive dhe kërcënimeve nga partia e tyre dhe e kanë përkrahur ardhmërinë euro-atlantike të shtetit të tyre”, shkruajti Vajgël.
Ai shtoi se në javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë e rëndësishme që liderët politik në Maqedoni me vendosmëri të shkojnë nëpërmjet rrugës së qetësimit dhe interesat e partive të kenë një qëllim – anëtarësimin në aleatët euro-atlantik.
Edhe për eurodeputetin Eduard Kukan, vendimi i Kuvendit për të filluar ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës është lajm i mirë.
“Ai është fillim i procesit, por paraqet hap shumë përpara shumë të rëndësishëm. Do të dëshiroja t’i uroj ata të cilët e kanë përkrahur Marrëveshjen e Prespës, të cilët kanë treguar lidership dhe kanë votuar për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre”, shkruan Kukan në Tuiter.