fbpx

Kurc e përshëndeti votimin në Kuvend për hapjen e ndryshimeve kushtetuese

Kancelari austriak, Sebastian Kurc e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Kuvendin e Maqedoni, i cili mundësoi shumicë prej dy të tretave, e cila është e patjetërsueshme për fillimin e procesit për ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Ajo jep një erë të fortë në anën e përpjekjeve për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Kurc.

Ai ka theksuar se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i rëndësishëm i udhëheqësisë austriake dhe shtoi se pasi që këto vende të bëhen anëtare të BE-së, Unioni do të jetë i plotë.

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close