Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të Mirë, Federika Mogerini dhe eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, nëpërmjet deklaratës së përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit për hapjen e procedurës për ndryshimet e Kushtetutës, njofton Portalb.mk.
“Kuvendi i IRJ Maqedoni ka bërë shumë hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nëpërmjet votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim procedurat nacionale për zbatimin e Marrëveshjes që të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)