fbpx

Konferencë e BIRN: Si të arrihet qëndrueshmëria e mediave

BIRN nga 18 deri më 21 tetor, në Ohër i ka mbledhur përfaqësuesit e mediave, organizatave, ekspertëve për reklamim dhe startapët që të këmbejnë përvoja për praktikat më të mira, që zhvillohet bashkëpunimi dhe të ofrohen përgjigje për pyetjen që e mundon industrinë mediatike tanimë një dekadë – si të arrihet  qëndrueshmëri.

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Portalb.mk dhe Organizatës për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, të cilët japin kontributin e tyre posaçërisht në panelin për mediat e reja dhe verifikimin e fakteve.

Çështjet që shtrohen në tavolinë që të ofrohen modele, zgjidhje dhe strategji fokusohen në poentat: A ekziston model i vetëm i suksesshëm për sukses të mediave? Cilat janë binzes-shembujt që janë treguar të suksesshëm, dhe cilat kanë dështuar? Çfarë mund të mësojmë nga algoritmet dhe nga agregimi i lajmeve? Si munden mediat ta përmirësojnë përmbajtjen e tyre me platforma të ndryshme dhe të tërheqin publikë të re?

Konferenca e BIRN, Ohër
Konferenca e BIRN, Ohër

Në vitet e kaluara ka pasur eksplodim të mediave-online në Ballkan, ndërkaq sajte të reja janë paraqitur çdo ditë. Në të njëjtën kohë, ashtu siç rrjetet sociale e marrin primatin, duket se mediat profesionale e humbin luftën që ta tërheqin publikun.

Si rezultat i kësaj, pjesa më e madhe e përmbajtjeve mediatike humbet në zhurmën e krijuar nga tabloidët, propaganda, lajmet e rrejshme dhe përmbajtjet “copy-paste”, ndërkaq publiku ushqehet me jo-kualitet dhe me propagandë, që shkakton ulje të besueshmërisë në media, të mendimit kritik dhe mungesë të trysnisë publike për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve.

Përgjithësisht, mediat digjitale në Ballkan, dobët janë gjetur me sfidat e reja të erës së post të vërtetës dhe me janë mbajtur në mjetet tradicionale në vend që të sjellin inovacione, që ka ndihmuar në përforcimin e ehos së dezinformatës.

Ngjarja është e përkrahur nga Mbretëria e Holandës, përfshinë panele, sdutime të rasteve dhe punëtori të ndara në dy dhe gjysmë dite, në të cilat pjesëmarrësit kanë mundësi që të dëgjojnë ekspertë të njohur mediatik, por edhe përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues të startapëve, të cilët diskutojnë për rëndësinë dhe për sfidat e mediave në erën hiper-kompetitive.

Ata këmbejnë këshilla dhe rekomandime për të gjitha palët dhe dobësitë e modeleve të ndryshme të biznesit për mediat, profesionistët mediatik paraqesin mënyra inovative që të përmirësohen përmbajtjet mediatike dhe që ta tërheqin publikum me projekte të suksesshme, duke u fokusuar në disa pika – cilat janë përparësitë e modelit parapagues përkundër anëtarësisë, çfarë duan reklamuesit dhe si ata e identifikojnë publikun e tyre, cilat janë mundësitë e mediave në rajon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button