Kryeministri Zaev pas votimit: Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së

Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetë e VMRO-DPMNE-së të cilët u vendosën mbi interesin partiak dhe personal, dhe kaluan në anën e interesit shtetëror, dhe votuan “për” ndryshimet kushtetuese”, kështu u deklarua ndër të tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën për media që u mbajt në Kuvendin e Maqedonisë, pas seancës plenare në të cilën u miratua leximi i parë i ndryshimeve kushtetutese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës, transmeton Portalb.mk.

Duke foluar për deputetët që votuan “për”, Zaev tha se: “Tashmë kemi një shumicë të konsoliduar”.

Kryeministri Zaev tha se votimi i sotëm e shkroi historinë e re të Maqedonisë, dhe deputetë janë heronjtë e saj.

“Me këtë vendim, ju sot bëheni heronj. Sot kemi shkruar historinë, dhe ju u bëtë aktorë të saj”, tha Zaev, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë krenar se çfarë Kuvendi dhe deputetë kanë.

Zaev ka premtuar se mbetet në fjalën e tij, se do t’i mbrojë deputetët dhe familjet e tyre.

“Unë mbetem në fjalën time, se do të ju siguroj juve dhe familjet e juaja, të dashur deputetë”, tha Zaev.

Duke folur për procedurën që do të vijojë, kryeministri tha se amendamentet do të përpilohen bashkërisht.

“Bashkërisht do t’i përpilojmë amendamentet, dhe bashkërisht do t’i fusim në Kushtetutë”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ai gjithashtu vlerësoi se me vendimin e sotëm, sapo ka nisur anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.

Përndryshe, me 10 orë shtyrje, sot në Kuvendin e Maqedonisë, me 80 vota “për”, ndryshimet kushtetuese kanë kaluar leximin e parë.

“Për” ndryshimet kushtetuese kanë votuar 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja, “për” votuan katër deputetë të akuzuar në rastet e PSP-së
LEXO: Shantazhimi, Zaev me demant ndaj informacioneve të “Kurir” dhe “Republika”

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button