Shantazhimi, Zaev me demant ndaj informacioneve të “Kurir” dhe “Republika”

Në lidhje me informacionet se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për të siguruar votën “për” ndryshimet kushtetuese, i ka shantazhuar deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se të njëjtat janë të pavërteta dhe demantohen nga kryeministri, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dërguar letër deri te personat përgjegjës të portaleve ‘Kurir’ që të publikohet demant në të cilin në mënyrë kategorike hidhen poshtë si i rremë lajmi: ‘Qeveria kryen trysni ndaj deputetëve dhe i shantazhon në të gjitha format’, dhe ndaj personave përgjegjës të portalit ‘Republika’, për lajmin: ‘Deputetët nisen për sigurinë personale dhe familjare, Zaev nuk zgjedh mjete për shantazhim’”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja, “për” votuan katër deputetë të akuzuar në rastet e PSP-së

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button