Tatuazhi, katër muaj ‘burg’ për këngëtarin Gjergj Lekaj

Kush mund ta imagjinojë sot të dënohesh ashpër për një tatuazh? Aq më tepër kur këngëtarët e rock-ut, sidomos, i kanë tatuazhet një prej simboleve identifikuese: të karakterit, të muzikës së tyre, si edhe të profesionit që kanë zgjedhur të bëjnë në jetë, njofton Revista Class.

Por në ato vite as që mund të mendohej të bëje tatuazhe. Asokohe, kur kantautori i njohur Gjergj Leka jetonte rininë me muzikën dhe pasionin e tij, kurrsesi nuk mund të mendoje të ishe aq i lirë sa t’i jepje vetes mundësi të bëje një tatuazh. Nëse ky i fundit ishte edhe një simbol fetar, dënimi ishte edhe më i ashpër. Por Gjergjit aq i bënte…

Megjithëse vinte nga një familje artistësh e megjithëse ishte një prej kantautorëve më të talentuar të kohës, as Gjergjin, sistemi nuk e kurseu. Sepse, kokëkrisuri bëri një kryq tatuazh, poshtë veshit të djathtë – në një vend të dukshëm e pa asnjë qëllim. Për qejfin e tij.

Pasditen e sotme, Gjergj Leka ishte i ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan për të promovuar këngën e tij të re, “Muzika e jetës sime” – një krijim që ka mbledhur momentet më të bukura të jetës dhe njerëzit më të rëndësishëm që ka pasur rreth vetes.

Duke ndarë me publikun disa prej emocioneve dhe historive që ka për të kjo këngë, Gjergji u tregua i gatshëm edhe për të shuar kureshtjen e simpatizantëve të tij dhe pyetjet që kishin për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button