Realizimi i ndërtimit të gazsjellësit është minimal, janë shpenzuar vetëm 8,6 përqind të mjeteve të planifikuara

Realizimi i ndërtimit të gazsjellësit deri tani është në nivel minimal dhe nuk është as 8,6 përqind nga shuma e planifikuar prej 2 miliard denarë për këtë vit. Për shkak të shfrytëzimit të dobët të mjeteve, parashtrohet pyetja nëse do të realizohen projektet e paralajmëruara, siç është lidhja e interkoneksionit me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe lidhja të TE Negotinë, me gazsjellësin magjistral, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi për “Meta” thotë se interkoneksioni me Greqinë është prioritet kryesor, për shkak të diversifikimit të furnizimit dhe për shkak të stabilitetit të tregut të gazit.

“Kemi punuar intensivisht për të përfunduar studimin e fizibilitetit të cilin po e realizojmë bashkë me Operatorin e sistemit nacional për transfer të gazit natyral të Greqisë (DESFA) dhe kjo është duke përfunduar. Kemi pasur disa vizita dhe takime të ndërsjella dhe komunikim të përditshëm. Bashkë me Ministrinë e financave jemi duke bërë konstruksion financiar dhe jam shumë i kënaqur nga interesimi i institucioneve financiare për realizimin e këtij projekti. Me Bullgarinë përveç përçuesit ekzistues për interkoneksion në Kriva Pallankë është planifikuar edhe interkoneksioni i dytë në Strumicë, por ky është i paraparë të ndërtohet me planin afatmesëm”, thotë Rexhepi për “Meta”.

Sa i përket lidhjes së TE Negotinë me gazsjellësin, Rexhepi thotë se në sistemin e tyre të përçimit është planifikuar të ndërtohet përçues deri në CTE Negotinë dhe pikë e veçantë për matje.

“Por, për momentin CTE Negotinë nuk ka stufë që punon në gaz. Nëse ata vendosin të ndërtojnë stufë kogjenerative, ndërkaq për shkak të shkallës së shfrytëzimit, kjo varet nga çmimi i rrymës, ne gjithsesi se do të sigurojmë kyçje”, shtoi Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button