Ende do të presim për tarifa më të ulëta të përmbaruesve dhe noterëve

Propozim-amendamentet e Ligjit për përmbarim dhe Ligjit për noteri, me të cilin ndër tjerash parashihet reduktimin e tarifave për shërbimet e noterëve dhe përmbaruesve ka ngecur në Kuvend, i cili në periudhën e fundit iu përkushtua implementimit të referendumit dhe procedurës për ndryshime kushtetuese. Për sa kohë që nuk do të miratohen ndryshimet e ligjit në Kuvend, nuk mund të bëhen ndryshimet përkatëse të tarifave, që miratohen si akt nënligjor, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk .

Kjo konfirmohet edhe nga Oda e përmbaruesve, ku thonë se ka një së fillimisht do të paraprijë harmonizim me përfaqësuesit e qeverisë.

“Procesi i ndryshimit të tarifave është në fazën e përgatitjes. Priten takime me përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë, në të cilat do të saktësohen dispozitat e reja”, thonë nga Oda.

Me propozimin e Ministrisë së drejtësisë, Qeveria, në seancën e 90-të të mbajtur më 25 shtator, e miratoi propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për përmbarim.

“Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është zvogëlimi i kostove të qytetarëve më të varfër të cilët nuk mund të paguajnë faturat e tyre për shërbime komunale dhe të cilët për këtë marrin kredi të vogla konsumatore. Në këtë procedurë para përmbaruesve, sipas ndryshimeve, madje 16 reja për të cilat qytetarët kanë paguar një shumë të caktuar, me tarifën e re që do të jenë krejt falas. Me propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për përmbarim, njëkohësisht implementohen edhe prioritetet strategjike të shtetit të përcaktuara në Strategjinë për reformimin e sektorit të drejtësisë, sidomos në drejtim të reduktimit të shpenzimeve për qytetarët në të gjitha procedurat, duke e përfshirë kundërvajtjen “, njoftoi asokohe qeveria.

Parashihet që procedurat, të cilat tashmë kanë filluar, nëse nuk janë paguar shpenzime të caktuara do të aplikohen me tarifat e reja, ndërsa për ato që tashmë janë paguar nuk do të ketë kërkesë retroaktive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button