Shëngjin, atentat ndaj nipit të kryekomunarit

Nipi i kryekomunarit të Shëngjinit, është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës nga dy persona. Mësohet se nipi i Salvador Kacajt, kryekomunarit të Shëngjinit, ndodhej në spital për të parë nënën e tij, e cila ishte operuar.

Policia bën me dije, se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 dhe se janë identifikuar dy autorët e krimit. Mësohet se 22-vjeçari në momentin kur ka dalë tek dera e spitalit, i riu është qëlluar dy herë me pistoletë. Për pasojë Reçaj është plagosur në këmbë. Burimet e mësipërme sqarojnë se dy atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira e natës. 22-vjeçari i është nënshtruar operacionit dhe dyshohet që plagosja të ketë ndodhur pas një konflikti mes tij dhe dy atentatorëve pak ditë më parë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë i mundur identifikimi i dy atentatorëve të nipit të kreut të Komunës së Shëngjinit, të cilët janë shpallur në kërkim. /E.L/

Lajme të ngjashme

Back to top button