Rasti “Tank”, Gjykata sjellë vendimin për arrestimin e Gruevskit

Aktgjykimi për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski si i dyshuar në rastin “Tank” , me vulë nga gjykata e Apelit ka arritur sot në Gjykatën e Themelore Shkupi 1,

“Vendimi do t’i në procedurë të mëtejshme do ti shpërndahet gjyqtarit për sanksione, i cili  në periudhën e ardhshme duhet të përgatisin një akt referimi dhe t’ua dërgojnë palëve në procedurë, “njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1.

Sipas Ligjit në afat prej 14 ditësh Gruevski duhet të paraqitet vullnetarisht në burgun të cilin do ta caktojë gjykatësi.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

A do ta mbajë Gruevski dënimin? Përgjigjen ekspertët juridik

Ekspertët juridik Xvonko Davidoviq dhe Besa Arifi, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vlerësojnë se asgjë nuk mund ta ndalojë ekzekutimin e dënimit me burg, përveç mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Ata thonë se Gruevski mund t’i shfrytëzojë këto mjete vetëm në rast të përmbushjes së kushteve të caktuara të parapara me ligj, njofton Portalb.mk.

Eksperti juridik Davidoviq, thotë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka të drejtë për ankesë dhe kërkesë për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Megjithatë Davidoviq konsideron se kjo ankesë përsëri nuk do ta vonoj ekzekutimin e dënimit.

“Gruevski tani mund të mbrohet me mjete juridike të jashtëzakonshme. Ato janë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kërkesë deri në Gjykatën Supreme për shqyrtimin e vendimit. Por, asgjë nga kjo nuk do ta zvarris mbajtjen e dënimit”, tha Davidoviq në prononcim për portalin A1on.mk.

Nga ana tjetër juristja Besa Arifi konsideron se ai nuk mund të ankohet, megjithatë ai mund të shfrytëzojë vetëm ndonjë mjet të jashtëzakonshëm juridik.

“Pasi që bëhet fjalë për dy vjet burg domethënë se ai është gjetur si fajtor në shkallë të dytë dhe aty përfundon e drejta për ankesë. Ai nuk ka të drejtë të ankohet më, për shkak që procedura në atë vendim nuk është tri shkallëshe por është dy shkallëshe. Ai mund të ankohet vetëm nëse dënohet me burgim të përjetshëm ose nëse shkalla e dytë e ka dënuar kurse shkalla e parë e ka shpallë si të pafajshëm. Ndërkaq kushtet për ankesë në shkallën e tretë nuk përmbushen. Ai mund të përdorë ndonjë mjet të jashtëzakonshëm juridik mirëpo me çfarë arsyetimi nuk e di. Ai mjeti i jashtëzakonshëm juridik e ndalon ekzekutimin e dënimit” tha Arifi për Portalb.mk.

Sipas interpretimeve të eksperteve juridik, me miratimin e vendimit të Gjykatës së Apelit aktgjykimi i shkallës së parë hynë në fuqi kurse Gruevski do ta ketë patjetër të paraqitet në burg.

Sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, vendimi bëhet i ekzekutueshëm kur pas vlefshmërisë së tij nuk ekzistojnë pengesa të përcaktuara që janë të parapara me ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.

“Dita e paraqitjes në institucion do të përcaktohet në atë mënyrë që personi i dënuar të mbetet së paku tetë dhe jo më shumë se 13 ditë nga data e pranimit të aktit vijues”, thotë ligji.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button