Dhuna në Kuvend, deputeti Krsto Mukoski u lirua nga arresti shtëpiak

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski si i dyshuar për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvend, me vendim të Këshillit Penal do të mbrohet në liri. Pas shfuqizimit të arrestit shtëpiak, Mukoskit i është marrë pasaporta, kurse përkohësisht do të detyrohet të paraqitet në Gjykatë, shkruan Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit sot ka dorëzuar vendim me të cilën e ka pranuar ankesën e K.M i akuzuar në lëndën KOK nr. 40/18 lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2018 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me të cilën e ka miratuar ankesën kundër vendimit të Këshillit Penal, dhe e ndryshoi vendimin e këshillit me të cilin e shfuqizoi masën e arrestit shtëpiak, të caktuar me vendim të Gjykatës Supreme të Republikë së Maqedonisë, duke e vazhduar me vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup”, thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button